Edi Paloku ka dalë nga korniza e urimeve tradicionale me rastin e Vitit të Ri, ndërsa është ndalur tek situata politike në vend.
Përmes një mesazhi në Facebook Paloku i është kthyer Ramës, ku i sugjeron atij që mos të bëjë me urime dhe premtime, ndërsa shton se shqiptarët do të bëhen të lumtur vetëm nëse kryeministri i shumëvotuar largohet nga drejtimi i vendit për t’i a besuar shtetin Lulit, Palokut, Monës dhe Vasilit. Endërr që nuk ka babaghysh që i’a realizon sot e për shumë vjet e që vetëm kutia e votimit e ka atë mundësi… me popull sipas syzeve të Palokut.
“Edvin , boll bere mesazhe njeri pas tjetrit me urime e premtime ! Do qe ti besh shqiptaret te lumtur, te medhenj dhe te vegjel, te majte e te djathte…?
Vetem nje gje te ka mbetur e mund te besh
IK ! IK ! IK !
Kete vit do dal nga urimet tradicionale ! Sigurisht ju uroj gjithe shqiptareve nje vit te mbare , shendet e lumturi ne familjet e tyre !
Po urimi me i madh qe ju bej, sidomos pas nje viti te zi si 2019 eshte :
Shpetofshim nga e keqja! Rama IK !
Gezuar 2020”.