Lajmi për mbylljen e emisionit të gazetarit të njohur Adi Krasta ka shkaktuar shumë reagime të gazetarëve në mediat sociale.
Një ndër ta është edhe Enkel Demi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan me ironi se: “Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie.”
Mesazhi i plotë i Enkel Demit:
Meqë me shumë modesti edhe unë jam një nga njerëzit që ka dhënë një farë ndihme që Adi Krasta të idhnojë qeverinë, dal vullnetar të tërheq mbrapsht gjithçka kemi shpifur në atë studio.
Kjo ka ardhur, se nuk i njihja të mirat e zgjedhjeve të 30 qershorit, aftësinë e kryetarëve të pastër akullore të bashkive, rritjen ekonomike që na dha falë kulturës së barit në bujqësi, përfshirja në administratë dhe qeveri të çunave problematikë, PPP-të, përndritja e ideve gjeopolitike të Batonit dhe djalkës diplomat…
Për të gjitha këto e shumë të tjera ndjehem fajtor, kam gabuar rëndë dhe kërkoj ndjesë publike.
Denoncoj Adi Krastën si njeri që e ka merituar masën ndëshkimore që mori qeveria për të dhe e ftoj të bëjë autokritikë të fortë e të thellë dhe të pranojë të punojë kokëulur vullnetar për Rilindjen, e cila po i sjell popullit gjithë këtë begati, siguri dhe mirëqenie