Presidenti turk Erdogan në një deklaratë së bashku me kryeministrin Edi Rama pas konferencës së mbajtur në Stamboll foli edhe për premtimin e tij për ndërtimin e 500 banesave në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve.
Do tu tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra specialisht për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, tha ai.