Klubi grek i PAOK-ut ka zhvilluar një festë, në mënyrë që lojtarët të hiqnin pak mendjen nga stërvitja intensve.
Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj kanë pasur radhën e tyre në karaoke dhe kanë vendosur që të festojnë me një këngë shqiptare. Mesfushori shqiptar zgjodhi të këndojë këngën “Të ka lali shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, e cila u bë hit në shumë vende të Ballkanit.