Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo nuk ka publikuar asgjë në rrjete sociale.
Megjithatë mikesha e saj më e mirë, Arilena Ara e ka uruar publikisht. Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të saj dhe shkruan “Gëzuar ditëlindjen dashuri e imja”.
“Faleminderit që i jep ngjyra jetës time”, Alban
Nuk kishte si të mungonte edhe një urim plot dashuri nga njeriu i saj i zemrës Alban Skënderaj. Ai ka publikuar disa foto që tregojnë historinë e tyre të dashurisë.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Faleminderit që i jep ngjyra jetës time”, shkruan Albani krahas fotove.
E dini sa vjeç mbush sot Miriami? Ajo ka lindur më 30 Maj të vitit 1985 dhe sot ka mbushur 35-vjeç. Duhet ta pranojmë se Miriami duket shumë më e re se mosha që ka, ndonëse është nënë e dy fëmijëve.