Fatmir Xhafaj, arkitekti i drejtësisë së re që kandidon për një tjetër mandat deputeti u shpreh sot se reforma është ndërtuar në atë mënyrë që nuk mund të ndryshohet, por nëse vjen PD në pushtet mund të ketë interferenca nga individë të caktuar.
“Njëra e frenon drejtësinë dhe tjera e ndihmon drejtësinë. Prandaj shpesh herë thuhet, çfarë ndodh nëse nuk është PS?
Nuk është se do të ndryshojë gjë te reforma në drejtësi sepse është ndërtuar në mënyrë të tillë, por ama mundet një forcë politike që është në pushtet, mund ta frenojë, ta pengojë apo individë të veçantë duke inerferuar apo ndikuar në të, mund ta dëmtojnë apo cenojnë imazhin apo ecjen e këtij procesi”, tha Xhafaj.