Gazetari Blendi Fevziu është shprehur i revoltuar për nivelin e deputetëve te opozites në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin “Opinion” për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit nga presidenti Meta, Fevziu i kërkoi Luan Ramës, përfaqësuesit të LSI-së, që kur të përpilojnë listat e radhës, kandidatët t’i nënshtrohen një audicioni me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.
Madje, Fevziu u shpreh se deri tani kanë treguar se një pjesë e tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.
“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.
Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.
Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare.
Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.
Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë, kjo është e tmerrshme”, tha Fevziu.
Mirpo Fevziu është i mallëngjyer për palaçot që promovonte dhe nuk thotë asnjë fjalë se sa të pështirë dhe injorant janë ato ish deputet që bënë kurse gjuhe dhe lexini pasi u futën në parlament dhe të gjithë nga PD dhe LSI.