Në debatin-humor të djeshëm mes Blend Fevziut dhe Flamur Nokës, drejtuesi i emisionit: Opinion” ka zbuluar një detaj.
Ai ka thënë se pavarësisht akuzave publike, privatisht deputetët e PD-së i dërgonin mesazhe miqësore Fatmir Xhafajt.
Madje pas dorëheqjes së tij, i shkruan të keqardhur, duke i thënë “si të hoqi ashtu Rama”.
Nuk dihet sa i vërtetë është ky pohim i Fevziut, por PD nën drejtimin e Lulzim Bashës në fakt, e ka treguar disa herë se tjetër gjë thotë publikisht dhe tjetër gjë bën në prapaskenë.
Aq sa vetë demokratët e akuzojnë Bashën, se ka një marrëveshje të fshehtë me Ramën.