Lulzim Basha mohon kategorikisht të ketë një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama. Madje Lulzim Basha është i sigurtë se shumë shpejt do jetë kryweministër dhe është ai që do çoi para drejtësinë Ramën, Veliajn dhe gjithë antarët e korruptuar sipas tij të kabinetit Rama.
Basha tha në “Opinion” se duhet të këputet zinxhiri i pandëshkueshmërisë dhe se këtë do ta bëjë ai në krye të qeverisë shqiptare. Madje ka një paturpësi prej të marri ky i akuzuar dhe i damkosur me disa vepra të rënda penale dhe antikombëtare, kur merr përsipër rolin e prokurorit kur shumica e shqiptarve presin ta shikojnë pas hekurave.
Por Luli ëndërron karrigen e kryeministrit dhe të kryeprokurorit, sepse ënrrat janë falas dhe pa pasoja, Sipas delirantit Basha, këtë e kërkon edhe Bashkimi Evropian.
Ja pjesë nga intervista e humorit mes kllounve që bënë shqiptarët të mbajnë barkun me dorë nga të vjellurit:
-A ka marrëveshje mes jush dhe kryeministrit Rama?
Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para e punës, ata që shpërndajnë këtë propagandë hedhin versione të ndryshme. E para, drejtori i një medie të madhe kombëtare…po qeshnim para nja një muaji me Presidentin pas një takimi…janë të njëjtët njerëz që mëngjes thonë që ka marrëveshje që Rama të bëhet President dhe Meta kryeministër dhe pasdite, Rama të bëhet President dhe Basha kryeministër. Tani të them diçka serioze.
Përtej dallaveraxhinjve të vegjël dhe provincialë, megjithëse blenë makina luksoze dhe vila, që janë 5 a 6, ka dy gjëra që nuk kanë të bëjnë me ata, as me darkat e tyre luksoze, për të mbrojtur në këmbë një kufomë politike. Nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Edi Ramën, Erion Veliajn dhe ministrat e tyre të korruptuar për çdo shkelje.
Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im i vërtetë si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër. Ata që kam në dorë si ekzekutiv, vënien në dorë të drejtësisë gjithçka për të vënë para drejtësisë që nga afera e fundit që është ajo e Teatrit. Pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato. Duhet të ketë një thyerje dhe monumenti për ta thyer këtë rreth vicioz të së keqes, është tani. Jo të bëj qeverisje me Edi Ramën për t’i ndëshkuar për çdo krim.
Jam shumë i ri për t’u koritur para shqiptarëve dhe kam ndërmend të dalë faqe bardhë para shqiptarëve dhe kam detyrim që të gjitha vjedhjet dhe krimet të shkojnë para drejtësisë. Karrierën e prokurorit e kam ëndërruar në rininë time, por zgjodha një rrugë tjetër. Jetojmë në një moment shumë interesant dhe shumë premtues, që t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë. /Ekskluzive.al