Në Wc -në e tij moderne te Bledi Fevziut “Opinion” Sali Berisha foli për tenderin e blerjes së pajisjeve mjekësore dhe maskave të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Berisha tha që pikërisht për këtë çështje të pyetej Ministrja e Shëndetësië.
“Ato maska që në farmaci blihen me 3 mijë apo 4 mijë lekë, në Milano i gjen me 70 cent, i bleve me 8 mijë lekë me shumicë, me kë i ndave paratë i ndave me Edi Ramën”?, tha Berisha.
Mbrëmjen e së hënës në studion e “Opinion”, Ministrja Manastirliu dha këtë përgjigje:
“Sa turp më vjen kur e dëgjoj. Më vjen aq turp që ky njeri ka drejtuar vendin për aq shumë vite. Është një akuzë e shëmtuar.Nuk ka tendera sekretë dhe këtë e ka sqaruar edhe Kryeministri. Tenderat janë bazuar në VKM dhe janë procedura ligjore, janë në fletoren zyrtare dhe po të ishin sekret nuk do të botoheshin në fletoren zyrtare. Ja kemi hedhur poshtë akuzat, janë shifra imagjinare dhe kontratat që ata përmendin….”
Megjithatë e pyetur disa herë nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me koston e një maske në tenderin e ministrisë që ajo drejton, Manastirliu nuk dha një shifër.
Fevziu: Sa kushton një maskë në tenderin tuaj ?
Manastirliu: E kam thënë që është tërësisht shpifje dhe tashmë kjo çështje i përket organeve të Prokurorisë.
Siç duket Blendi dëgjon vetëm ato që thotë vetë dhe babai i tij shpirtëror doktor mortja dhe bënë pytjet që i ka lënë amanet Saliut, sepse për koston e maskave ka dhënë përgjigjie kryeministri Rama me dokumente dhe fakte