Bëhet më dije se Prokuroria ka firmosur një urdhër-arrest për Agim Kajmakun, ish kryebashkiakun e Vorës, pasi mandati iu hoq nga KQZ-ja.
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumeteve.Pas verifikimeve Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet.
Ndërkohë mësohet se Policia ka nisur kontrollet për ta arrestuar, por deri më tani ish kryebashkiaku nuk gjendet.