1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Flasin prokurorët “gango” të menderosur nga Shullazi! Ne nuk trembemi por …na kanë transferuar padrejtësisht!

September 21, 2018
in Aktualitet, Kronike
        
 

Përfaqësimi i akuzës në çështjen e Emiljano Shullazit ka zhytur në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë u vendosën nën procedim disiplinor ndërsa 3 prej tyre u transferuan në rrethe periferike të enjten.Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme i motivoi masat ndëshkimore me refuzimin “në bllok” të procedurës për zgjedhjen me short të prokurorit që do të përfaqësojë në gjykatë çështjen penale kundër Shullazit dhe katër të akuzuarve.

Donika Prela  autorizoi paraardhësin e saj, Besim Hajdarmataj për të përfaqësuar çështjen në gjykatë. Hajdarmata u paraqit në seancën e 11 shtatorit, ku u kundërshtua nga avokatët mbrojtës dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e akteve të dosjes.

Por më 19 shtator, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela organizoi një mbledhje për hedhjen e një shorti që do të përcaktonte një përfaqësues shtesë të akuzës në dosjen e Shullazit. Mbledhja u shoqëruar me debate, ndërkohë që prokurorët e kundërshtuan procedurën e ndjekur si antiligjore dhe braktisën njëri pas tjetrit procesin.Përplasja u përshkallëzua të enjten, kur Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kishte nisur procedim disiplinor kundrejt 10 nga 17 prokurorët e pranishëm në mbledhje.

 Në një njoftim të dytë, organi qendror i akuzës bëri me dije vendimin për transferimin e tre prej prokurorëve kundërshtues-Besim Hajdarmataj në Pogradec, Olsian Çela në Berat dhe Sonila Muhametaj në prokurorinë e Pukës.

Por prokurorët Besim Hajdarmataj, Olsian Çela, Sonila Muhametaj dhe Eugen Beçi i kundërshtuan argumentet e Prelës në biseda telefonike , ndërsa paralajmëruan edhe lëvizje ligjore.

Prokurori Besim Hajdarmataj, i cili ka drejtuar më parë Prokurorinë e Krimeve të Rënda tha  se ai ka pranuar prej fillimit të shtatorit përfaqësimin e akuzës në çështjen e Shullazit, ndonëse vuri në diskutim bazën ligjore të autorizimit që e ngarkoi me këtë detyrë.

“Unë kam pranuar të  përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore.  I jam drejtuar  titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që   prokuroria duhet të   përfaqësohet  dhe rrugët  proceduriale që duhen ndjekur,” tha Hajdarmataj.

“Nuk është e vërtetë që unë kam braktisur mbledhjen dhe ne kemi pasur korrespondencë për diskutimin e kësaj çështjeje,” shtoi Hajdarmataj.

Edhe Olsian Çela  tha se nuk refuzoi procedurën, por bindjen ndaj një procedure që ai e quan antiligjore.

“Ne refuzuam procedurën antiligjore  të procesit dhe jo hedhjen e shortit. Dosja ka prokuror dhe  si në çdo proces tjetër mund të vijohet në të njëjtën praktikë,” tha Çela.

Prokurori tjetër, Eugen Beçi tha se “10 prokurorë nuk mund të kryejnë një veprim antiligjor”, duke këmbëngulur se veprimet e tij janë në përputhje me ligjin. Beçi refuzoi megjithatë të komentonte nisjen e një hetimi disiplinor kundër tij.

“Që mos të bëhem shkak për thyerje të një urdhri të dytë nuk kam asnjë koment për procedimin disiplinor,” shtoi ai.

Prokurorja Sonila Muhametaj hodhi poshtë zërat për frikë në përfaqësimin e dosjes së Shullazit, duke kontestuar fort procedurën e ndjekur.

“Unë interesat e shtetit ndaj këtij personi i kam përfaqësuar edhe më herët, në Krujë, dhe nuk do të hezitoja sërish të  bëja  detyrën time. Por ama vendimi duhet të jetë ligjor.  Prokurori që ka hetuar çështjen duhet ta përfaqësojë atë dhe kjo është një praktikë tashmë e ndjekur,” tha Muhametaj.

Prokurorja  tha se ndjehej e keqardhur për vendosjen e saj nën procedim disiplinor dhe për ndëshkimin me transferim në Prokurorinë e Pukës.

“Urdhri i transferimit m’u komunikua jashtë orarit zyrtar. Pikërisht për të më thënë se çfarë  ligjesh kam shkelur dhe përse transferohem kam kërkuar takim me Prokurorin e Përgjithshëm, por nuk u mundësua,” shtoi Muhametaj.

Besim Hajdarmataj e cilësoi vendim të turpshëm ndëshkimin e prokurorëve dhe paralajmëroi kallëzim si për procedimin disiplinor ashtu edhe për vendimin e transferimit të tij në Pogradec.

“Urdhri i komandimit tim në Pogradec është i turpshëm, sepse në lidhje me këtë çështje unë kam mbajtur qëndrimin tim. Për hetimin  disiplinor jo vetëm që nuk jam në dijeni, por do të  bëj  kallëzim  penal,” paralajmëroi ai.

 


        
 
Next Post

“Bombat me dashnorë/e”... karta e fundit e politikës së maskarejve si maskarad!

Si i ropi Idrizi paratë Berishës (jo Saliut), për 15 vite, duke e mashtruar ?! (Dokumentet)

Shtang Robert Aliaj: Si më përdhunuan në moshën 16- vjeçare

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com