Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori sot pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Zagreb.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike thanë më herët se Kryedemokrati kishte planifikuar takime me zyrtarët më të lartë dhe drejtues të vendeve anëtare, ku fokusi kryesor ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Mirëpo ajo që bie në sy është se Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e VRMNO-DPMNE, Hristijan Mickoski, mikun e ngushtë të ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i opozitës maqedonase, me anë të një postimi në “Instagram” ku shkruan se bashkë me Bashën ndanë mendime dhe pikëpamje për të ardhmen e vendeve dhe rajonit.
Kujtojmë Gruevski ka marrë azil politik në Hungari pas dënimit në vendin e tij për korrupsion./Fjala.al