Thirrjet për “protestat masive” të opozitës drejtuar qytetarëve duket se nuk po marrin vëmendjen e duhur.
Demokratët pasi janë braktisur disa zgjedhje rradhazi nga qytetarët shqiptarë, në të njëjtën mënyrë janë braktisur edhe në protestat e thirrura prej liderit të saj Lulzim Basha.
Sot në qyetetin e Elbasanit, aty ku Kryeministri Rama, sëbashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetë të zonës bënë me dije vijimin e reformës me mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta, opozita e vendit zhvilloi një protestë të ashtuquajtur “madhështore”.
Numri dy i partisë Socialiste Taulant Balla, ka publikuar në rrjetin e tij instagram një foto nga protesta e sotme e opozitës duke e ironizuar me mbishkrimin:
“Protesta “madhështore” e Lulit sot në Elbasan”