Një paciente e cila po kurohej për COVID-19 në një spital ka rënë pre e një abuzimi të madh të privatësisë së saj.
Pacientja shihet vetëm në të brendshme, ndërsa fotografia e cila është bërë në një spital të përkohshëm për Covid-19 në Beograd dhe është shkrepur pa dijeninë e saj
Foto të shumta janë shpërndarë në mediat sociale, që tregojnë momentin kur pacientja e identifikuar si Anastasia M. heq rrobat në dhomë e saj.
Fotot në fjalë mendohet të jenë marrë nga videoja e kamerave të mbikëqyrjes në këtë spital të përkohshëm Covid.
Pamje kanë tronditur opinionin publik në Beograd ndërsa kanë nisur hetimet për mënyrën sesi kanë dalë pamjet nga spitali.
Ndërkohë në një rrëfim për mediat serbe ka bërë edhe pacientja në fjalë. Ajo është shprehur se i është kërkuar që të zhvishet nga stafi mjekësor dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe.
“Ata e bënë foton pas pritjes në Arena, ku më thanë të hiqja rrobat për të bërë EKG. A duhet të shikoj përreth për të parë nëse ka një aparat fotografik ndërkohë që kam temperaturë të lartë, çdo kockë në trupin dhemb dhe kam inflamacion të të dy mushkërive”, shpjegon Anastasia M për Kurir.