Ish deputeti i LSI, Gledion Rahovica, i larguar nga parlamenti në bazë të ligjit të dekriminalizmit, në krye të protestës së punonjësve të bashkisë Berat, drejtuar nga LSI.
Të drejtuar nga ish deputetë të kapur nga ligji i dekriminalizimit, punonjësit e bashkisë së Beratit tentuan të hynin në KZAZ e Beratit për të prishur materialet zgjedhore.
Kasta e zaptuesve në bashkinë e Beratit, e cila edhe sot tregoi se nuk ka skrupuj duke dërguar për të votuar në këshillin bashkiak një vendim për të vjedhur 500 mijë hektarë tokë, vërtetuan se duan të prishin zgjedhjet dhe të shtyjnë mandatet e tyre me dhunë, duke i privuar qytetarët nga e drejta e tyre kushtetuese për të votuar.
Qokaxhinjtë e bashkisë, familjarë apo partiakë, kërkojnë të mbajnë pushtetin e tyre për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet skandaloze në 4 vitet e fundit duke vrarë shpresat e qytetarëve të Beratit.
Qytetarët e Beratit e refuzuan në mënyrë kategorike këtë shfaqje të shëmtuar, dukë lënë vetëm në këtë përpjekje të dëshpëruar, krerët e partive të LSI dhe PD në Berat.
Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen dhe qytetarët e Beratit do të tregojnë me votën e tyre se kushdo që përpiqet t’u shkelë dinjitetin do të ndëshkohet me turp.