Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar nga shitja e biletave plot 45 milionë lekë për ndeshjen SHqipëri-Francë.
Kjo është një shifër e re rekord për fitimet nga biletat për FSHF.
Për ndeshjen kundër kampionëve të botës janë shitur 21.700 bileta, por kërkesa për bileta arrinte shifrën 100 mijë.
Nryshe nga herët e tjera, rreth stadiumit nuk u vunë re as persona që zakonisht përpiqen të shesin bileta në ‘tregun e zi’.
Mbetet për tu përmendur që gjithë ky fluks për bileta nuk qëndron vetëm tek ardhja e kampjonëve të botës por edhe inagurimi i “Air Albania Stadium” ka tërhequr mjaft interes.