Valentino Rosi garoi për herë të fundit në Moto GP. Legjenda e këtij sporti i dha fund karrierës pas garës në Valencia, ku përfundoi në vendin e 10.
‘Doktori’ u prit me ovacione, pasi kaloi vijën e finishit. Rosi e kishte paralajmëruar që kjo do të ishte gara e fundit në karrierën e tij jubilare.
Shumë personazhe të famshëm i dedikuan nga një urim italianit.
Valentino Rosi është padyshim legjendë e Moto GP-së. Karriera e tij ka frymëzuar shumë pilotë të rinj dhe i ka sjellë një popullaritet mjaft të madh këtij sporti.
Italiani ka marrë pjesë në 370 gara përgjatë karrierës së tij. Ai ka fituar 89 dhe ka qenë në podium 199 herë.
https://twitter.com/i/status/1459880927404961798
https://twitter.com/i/status/1459880060123590659