1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, May 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetare dhe aktore: Lajmëtari Sonila që qan për bosët e saj Francesco Becchetti dhe Ylli Ndroqi

August 4, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Nga Frrok Çupi

Mos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkruaj ‘lajmëtari’ si mbiemër mashkullor për ‘Sonila’ si emër femëror. Gabimi është diku tjetër, në thelb. El Chapo, lordi famëkeq meksikan i drogës, i burgosur përjetë, gabimin më të rëndë e bëri se pasi vrau 4000 vetë, rekrutoi aktoren Kate del Castillo, e cila bëri disa intervista rreth tij. Aty ra Lordi i D.rogës.

Sonila jonë shqiptare është aq sa gazetare edhe aktore, ose më shumë aktore, sepse si gazetare nuk i mbetet gjë në këtë jetë: Mbetet një show i vilës mafioze të Ilir Metës dhe lavdërimet për bosët e saj Francesco Becchetti dhe Ylli Ndroqi . Mbrëmë, sapo u konfiskuan pronat e dyshimta të bosit të saj, ajo tha një naivitet me lot: ‘Kudo ku shkoj unë- tha- aty më ndjekin s.ekuestrimet’. Kjo është lajmëtarja, pas Kate del Castillo. Edhe ajo bënte sikur kishte lënë zemrën te Jacquin Gusman Loera, i njohur si El Chapo; por në fakt aty kishte kuletën. Kur u intervistua nga ‘The New Yorker’, Kate i nxori të gjitha në shesh.

Pse po sjell mes nesh këtë krijesë interesante, Sonilën, sa origjinale aq edhe ‘a fatto’?

1.

Sonila Meço është një punonjëse e mirë televizive. Në fakt u kurseva ta quaj gazetare, sepse nuk është gazetare. Herë thotë se është ekonomiste, herë pedagoge…, po ç’ rëndësi ka. Ndoshta problemi është te unë që gazetarin e quaj një njeri mendjehapur, të ditur, që raporton, ose krijon, ose mendon dhe shkruan. Këtu mes nesh, që prej vitit 1945 kur në Radio Tirana vërshuan partizanet nga mali, spikeri quhet gazetar. Që atëherë gazetar i mirë quhet ai që ka zërin dhe posturën tërheqëse por që vetëm lexon lajmet e të tjerëve. Domethënë kafaz. Sonila është një nga këta. Kur bëri intervistën në shtëpinë e Metës ku laheshin macet në banja floriri, për televizionin Agon, mori miliona ‘likes’. Por kur erdhi puna që të mblidheshin rripat e drejtësisë prej shtetit amerikan, Sonila dhe Monika e fshinë intervistën nga çdo youtube. Për këtë them se vepra e Sonilës është si ‘sh… e pulës’, siç thonë në Veri, dmth., zhduket pa u dukur. Edhe filmi i planifikuar i Kate del Catillo me El Chappo, u shua para se të ngrihej më këmbë.

Kjo botë rri më këmbë jo pse e keqja nuk është e madhe, por sepse e mira është më e fuqishme se e keqja. Sonila si edhe zonja Kate, fatkeqësisht, janë vendosur në anën e gabuar; sa herë këto shkëlqejnë- shkëlqejnë mbi mullarë që po bien, domethënë janë lajmëtare të fatkeqësisë së dikujt.

2.

A është tharmi i ‘Sonilës’ si i zogut albatros- lajmëtar i shkatërrimit?, apo është vetë thelbi i bosëve që kryejnë akte k.riminale dhe prandaj bien? Kjo është çështja, si pula vezën apo veza pulën.

Sinqerisht më vjen keq për këtë Sonilë të shkretë që krijon lidhje ombelikale me pronarë vetëshkatërrues; më vjen keq sa për gazetarinë që përfaqëson, aq edhe për vetë Sonilën. Kjo grua, si gjithë bota ka nevojë për lekë e pasuri dhe pasuria rri në duar të tjera. Mirëpo dua të bëj një pyetje që askush nuk i jep përgjigje: Pse El Chapo, psh., zgjodhi aktoren Kate? Mes nesh, si njerëz, kemi të tillë që, ngado shkojnë, lëshojnë një lëng ‘lakmuesi’ për m.afien dhe m.afia i nuhat e i kap. Për shembull, si erdhi Sonila në Televizionin Agon Channel?

Qe koha kur Sandri i Klanit e kishte pushuar nga puna. U tha se Sonila është bosh. Lajmin e dëgjoi Francesco Becchetti. “A ta marrim këtu në Agon?”, më pyeti, teksa Agon Channel po ngrihej. “Gjykoje, pastaj vendos, por po e more ajo ka kusht që të marrë edhe burrin me vete”, i thashë.

“Che cazzo!”, psherëtiu Franko. ‘E marrim edhe të shoqin…’. Hapi arkivin e Klanit dhe e pa. “Jo, më tha, me ato buzë të fryra…” dhe Becchetti bënte veprime me gishtërinj para fytyrës duke imituar se si i kishte bërë buzët Sonila, dhe qeshnim. Darka të tëra Franco gatuante ‘aglio olio e peperoncino’ e përqeshte Sonilën. Më shumë i bëhej qejfi gruas shqiptare të italianit kur ky tallte një femër tjetër që nuk donte ta kishte rivale.

Por një ditë Becchetti vendosi të marrë Sonilën, dhe prapë e përqeshte për silikonin. Sot e kësaj dite mes spikereve televizive bëhet gara e silikonit dhe jo gara e zotësisë profesionale. Verën e atij viti, 2014, Sonila i kaloi pushimet në jahtin e Bechettit; ai lundroi me Sonilën deri në Drimadhes, ftoi gazetarët e Klanit bash për të sfiduar Sandrin se ‘ ta mora atë që le”. Këta janë pra, fillimisht i ulin kokën shërbëtorit, pastaj lundrojnë.

Ja kështu përdoren këta të species së gazetarisë prej kushedi kujt. Tani Sonila është vendosur në krah të Ylli Ndroqit, njësoj si në jahtin e Becchettit. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, nëse Sonila Meço, ose Andi Bejtja, ose Adi Krasta…, do të merrnin lekët e do të shërbenin profesionin. Hallall!. Këta u morën nga Becchetti, u premtuan për 250 mijë euro, që nuk besoj se i morën, dhe ngaqë nuk i morën iu sulën shtetit të tyre ‘pse na përzure Becchettin”. Puna është ‘pse na përzure pagat që mund t’i merrnim’. Ka shumë njerëz që shiten e blihen, kjo është kohë pazaresh, por mua më rëndon një ‘mesia’ që është profesioni, dhe, e dyta, më rëndon se si shkelen lehtësisht interesat e mëdha të vendit për të mbrojtur m.afien.

3.

E treta, kjo nuk është thjesht Sonila, sinqerisht nuk do të doja të ishte kjo tipja që nuk kam as më të voglën keqmbetje. Po ç’ne!… Sonila është vetëm një prej tyre. Por na morën shpirtin njerëz që bëjnë vila me paratë e m.afies dhe thonë se janë gazetarë; ngrenë lavdi me parulla politike dhe thonë se janë priftërinj; partitë hyjnë në luftë përkrah m.afiozit të huaj kundër shtetit të tyre pse kanë marrë 170 mijë euro në një mbrëmje Gala; mblidhen grusht në mbrojtje të k.rimit duke shpresuar se do të marrin pushtetin nesër; kanë v.jedhur tetë e katër e gjashtë vjet dhe prapë thonë se do të na vijnë në krye…

Më tmerron. Në rastin më të mirë ka hyrë mes nesh ‘gazetaria acid’ që djeg çdo vlerë kombëtare, çdo dialog a kulturë; ka hyrë edhe katolicizmi me harem, islamizmi anti Kastriot; m.afiozi votohet më shumë se zoti- tmerre që nuk i ka parashikuar historia njerëzore. Para se të uleshin mbi ne këto fatkeqësi të mëdha, miliona njerëz kanë bërë ‘like’ për banjat e arta në Gjirin e Lalzit dhe miliona po presin të sundojë e keqja… Lajmëtari mund të jetë femër apo mashkull, ç’rëndësi ka!


        
 
Next Post

Kreshnik Spahiu: Ne s’duhet ti urojmë vdekjen prindërve të Ramës, Berishës, Metës apo Bashës! Thjesht duhet ti ekzekutojmë politikisht.

Ish-drejtoresha e AMA-s reagon ashpër dhe denoncon: "SPAK të hetojë edhe si lindi Ora News, mbesa 18 vjeçare e Aleksandër Frangajt e shiti televizionin 700 mijë euro"

Ilir Meta në mbrojtje të Ylli Ndroqit! Reagon ashpër ndaj Ramës: Këto janë fakte tronditëse dhe alarmante

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com