Gazetari Ilir Mborja tregon një situatë sa të sikletshme dhe komike që ka ndodhur sot në konferencën për shtyp të presidentit Meta. Mborja shkruan: “Ujë! Ujë! Po digjet Lumi… Gazetarët e pranishëm në konferencën e sotme të shtypit të Ilir Metës, në një moment, kanë dëgjuar Tedi Blushin t’u thërriste i alarmuar vartësve: “Ujë! Ujë! Ujë, shpejt, se u dogj lumi!”… Kryekamarieri Blushi iu justifikua kamarierëve dhe atyre që e dëgjuan se ka dashur të thotë “lumëmadhi”, por nga nxitimi i emergjencës, si edhe se vartësit e kuptuan se ku kishte rënë flaka, ka thënë vetëm gjysmën e parë të cilësorit… “S’ka asgjë për të qeshur dhe sigurisht, as për të qarë! ” – sqaroi ai ata që nuk e mbanin dot gazin e lotët nga ky episod…