Gazetarja nga Kosova, Saranda Hoda, gjithashtu e njohur si Sasa ka treguar se si po e kalon periudhën e karantinës. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Sasa ka treguar se ka ëndërruar shumë, por më e veçanta ka qënë ajo me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ajo u shpreh se Rama e kishte vizituar dhe të dy kishin qarë hallet së bashku.
Më tej, ajo tregoi edhe shpjegimin e ëndërrës, pasi sipas saj, kur të ndodh diçka e tillë do të thotë që të realizohet një dëshirë e madhe.
“Më ka ngelur në mendje ëndrra me Edi Ramën. Unë shikoj shumë ëndrra. Kur zgjohem nga gjumi komentoj që pashë atë ëndërr e këtë ëndërr. Por më e bukura e gjithë këtyre ëndrrave ka qenë ëndrra me Edi Ramën.
Kishte shumë njerëz, erdhi më takoi mua dhe më kërkoi për të biseduar, qamë hallet me pak fjalë.
Unë u ndjeva e privilegjuar që Edi erdhi më takoi. Në Kosovë thonë që është mirë kur sheh politikan në ëndërr dhe realizohet ndonjë diçka e madhe”, thotë Sasa.