Turqia u trondit pasditen e djeshme nga një tërmet me magnitudë 5.0 ballë i shkallës Rihter.
Sipas mediave turke, epiqendra e këtij tërmeti ishte zona e Kirkaaç, Manisa. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të ndryshme nga momenti kur është ndier tërmeti. Bazuar tek pamjet e filmuara lëkundjet nuk kanë zgjatur shumë, ndërsa njerëzit kanë vrapuar për të dalë nga banesat e tyre.
blob:https://www.youtube.com/ff54b4fc-2b83-446e-a062-31870ba5cca0
blob:https://www.youtube.com/9ea35771-aec5-4ed7-8e38-5ed9e6097186