Në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej kohësh ka qenë jashtë funksionit, është publikuar përbërja, mënyra si zgjidhen anëtarët dhe kriteret që duhet të përmbushin.
Po kështu janë publikuar emrat e 5 anëtarëve: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji si dhe një CV e shkurtër e tyre. Marsida Xhaferllari është tashmë zyrtarisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Në listën e publikuar në faqen zyrtare mungon emri i Arta Vorpsit e konsideruar si e emëruar nga Parlamentit, ndërsa nënshkroi një akt betimi pranë një zyre noterie në Tiranë.