1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjyqtarët “shërbim” me kohë të plotë Berishës, mbyllet padia e Haklajve për shpifje

February 7, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Vendimi është marrë që në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha, por që është mbajtur në kushtet e një sekreti të plotë, duke treguar qartë se dhe vetë trupa gjykuese është e bindur se ka bërë një maskarallëk tjetër të madh. “Pamfleti.net” e paralajmëroi ditë më parë. Pushimi i çështjes bëhet publik, dy ditë pas denoncimit të Zylfie Haklajt të zinxhirit të vrasjeve në Tropojë të urdhëruar nga Berisha. Kështu u pushua dhe dosja e aferës CEZ-DIA

“Pamfleti.net” e paralajmëroi ditë më parë se asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk guxon të “prekë” dosjet në ngarkim të Sali Berishës.

Madje dhe kur arrin që të shqyrtojë dosje të tilla, i nxjerrin menjëherë nga dora si “patate të nxehtë” përmes pushimit të çështjes dhe çlirimit të ish kryeministrit nga të gjitha akuzat.

Kështu ka ndodhur me dosjen e aferës CEZ-DIA, në të cilën ishte i përfshirë Sali Berisha, pa përjashtuar Ilir Metën dhe zinxhirin vendimmarrës për këtë aferë, ku gjyqtari Lazër Sallaku e pushoi çështjen, pasi nuk konstatoi vepër penale. Kuvendi sot e ankimoi në Apel.

Sërish sot, Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim në favor të Berishës për një akuzë të rëndë për “shpifje”, duke treguar qartë se është në “shërbim” me kohë të plotë të ish kreut të qeverisë.

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë padinë penale të familjes Haklaj, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzonte për “Shpifje”.

Vendimi është marrë që në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha, por që është mbajtur në kushtet e një sekreti të plotë, duke treguar qartë se dhe vetë trupa gjykuese është e bindur se ka bërë një maskarallëk tjetër të madh.

Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, e kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes, por kjo padi tashmë është pushuar me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë gjyqësore, avokati mbrojtës i familjes Haklaj.

Në tetor të vitit 2018, Zylfie Haklaj, motra e vëllezërve të vrarë Haklaj paditi Sali Berishën për shpifje, nën akuzën se i është cënuar nderi, dinjiteti dhe reputacioni i familjes së saj.

E mbiquajtura “Shota” e Haklajve, padinë e kishte mbështetur në deklaratat e ish-kryeministrit, në një emision televiziv në adresë të familjes së saj, duke përmendur dhe gazetarin Artan Hoxha.

“Në 26 shkurt të vitit 2018, në emisionin televiziv, ‘Studio e Hapur’, gjatë intervistës së gazetarit Artan Hoxha, ka ndërhyrë me telefon deputeti Sali Berisha, i cili e ka quajtur gënjeshtar e vrasës gazetarin, e ndër të tjera ka deklaruar: “Ke qenë anëtar i Haklajve! Ti je një bashkëpunëtor i Haklajve. Ti je një bandit i paguar nga bandat.

Vetëm, gazetar nuk mund të të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin dhe ushqenin ty. Je zëdhënës i bandave”.

Thëniet e deputetit Sali Berisha janë të pavërteta, dhe ai e di se janë të pavërteta, por janë bërë me qëllim për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim dhe të familjes sime.

I akuzuari, me veprimet e tij, me deklarimet në emision, ka shpifur ndaj familjes time, Haklajve, duke mashtruar opinionin publik në të gjitha thëniet, duke cënuar dinjitetin e reputacionin e familjes time”, thuhet në padinë e Zylfije Haklajt.

Motra e Shkëlqim, Halil, Ylli e Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë, në kërkesën drejtuar gjykatës, hedh poshtë akuzat e Berishës se ka pasur ndonjë bandë të Haklajve dhe se Artan Hoxha ka qenë pjesë e saj.

Ajo thotë gjithashtu se familja Haklaj nuk ka paguar asnjë gazetar për t’u bërë zëdhënës i saj. “I akuzuari nuk ka sjellë asnjë fakt, provë që të provojnë se ka patur një bandë të Haklajve dhe për më tepër që anëtar i saj ka qenë gazetari Artan Hoxha, që e strehonin dhe e ushqenin.

Zylfije Haklaj, i kërkon gjykatës që të dënojë Sali Berishën me gjobën maksimale që parashikon Kodi Penal, për shpifje kundër familjes Haklaj. Në bazën e këtyre fakteve, motra e Haklajve kërkoi deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, dënimin e tij me gjobë në kufirin maksimal e parashikuar në ligj si dhe detyrimin të publikojë vendimin e gjykatës, duke parashtruar se me veprimet e kryera me dashje, i akuzuari ka konsumuar elementët e kësaj vepre penale. Dhe ky nen parashikon një gjobë të majme, deri në 30 milionë lekë.

Një vendim i tillë i Gjykatës së Tiranës erdhi menjëherë pas deklaratave të forta të Zylfie Haklajt në “Top Story” ku me zë e figurë, denoncoi dhe paraqiti kronologjinë e plotë të ciklit të vrasjeve në Tropojë të udhëruar nga Sali Berisha, mes të cilëve djemtë e Haklajve.

Nuk ka informacion ende nëse familja Haklaj do ta ankimojë çështjen në Gjykatën e Apelit!/Pamfleti


        
 
Next Post

Paketa Anti-KÇK/ Meta nuk i ndal sulmet as në intervistën për Zërin e Amerikës: Askush s’e pengon qeverinë të ngrejë...

Gafa e madhe e Alketa Vejsiut në Sanremo

Çfarë "fati" kemi! Ilir Meta: Rama po hedh në erë reformën në drejtësi! Mirë që jam unë që po luftoj për të

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com