Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi, ka deklaruar se greva nuk është rruga e duhur për të diskutuar kushtet e naftëtarëve grevist, të cilët kanë muaj e muaj pa marrë pagat dhe se ankohen se nuk kanë më para as të ushqehen.
Rama i ftoi në dialog grevistët, ndërsa një përfaqësues i tyre i tha kryeministrit se ata nuk shkojnë asgjëkundi deri sa t’i plotësohen kushtet dhe se ai e di si mund t’i gjej.
Ndërsa, pas përgjigjes së kryeministrit Rama, kanë reaguar sërish gratë naftëtare të Ballshit, ku kreu i qeverisë u përsëriti thirrjen për të ndaluar grevën e urisë.
Gratë kanë deklaruar për mediat se Rama e ka derën të hapur dhe mund të shkojë në çdo moment për të diskutuar me to. Grevistet kanë theksuar se nuk do të dalin nga greva derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Kryeministri e ka derën e hapur le të vijë, por ne grevën nuk e lemë. Ne duam që të na hidhen pagat e prapambetura. Nuk tërhiqemi derisa të na plotësohen kërkesat tona.”
“Do dal nga greva kur të shohë fëmijën tim të iki të blej bukë”, janë shprehur disa nga grevistet.