Lulzim Basha takoi sot nga afër anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, të cilëve iu premtoi një të ardhme më të mirë, tek e cila shkohet vetëm duke “larguar qeverinë Rama” siç tha ai.
Basha ashpërsoi gjuhën ndaj këtij të fundit kur e quajti “Përdhunuesi serial i zgjedhjeve shqiptare, që duhet të largohet njëherë e mirë”.
Por Basha fatkeqësisht nuk është njeriu që mund të akuzoj pëtr vjedhje. Basha është personi që duhet të jetë para drejtësisë për vjedhje dhe për përdhunim zgjedhjesh, si rasti i Rrugës së Kombit dhe manipulimin e zgjedhjeve të Bashkisë së Tiranës, duke i përdhunuar kutit e votimit dhe vullnetin e qytetarve bashkë me palaçon e KQZ Ristani.
Pa harruar vjedhjet dhe mbushjet e kutive me militantë që votonin ku të donin nga 10 herë në zgjedhjet e famshme alla Lulzim si me Sokol Olldashin ashtu dhe me Eduart Selamin dy nga themeluesit e PD-së ku në përballje fitonte vemja e PD-së Luzim me 97% të votave.
Por ja çfarë i gënjen të rinjtë duke u kthyer sa herë që flet në vendin e krimit:
Ai shtoi se; “Këtë qershor Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Nuk ka hapa para por mbrapa, këto pasoja i vuajnë shqiptarët e thjeshtë, të rinjtë. Si mund të zgjidhet kjo? ka vetëm një rrugë, është rruga që nis me dorëzimin e sendit të vjedhur tek i zoti. Sendi i vjedhur është vota, i zoti jeni ju”.
Ai tha se PD-ja nuk do të heqë dorë nga kushti i saj, për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mund të çojë më pas vendin në zgjedhje.
“Largimi i Ramës është i panegociueshëm për ne. Qeveria tranzitore është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës poltike. Ne s’mund të ishim më fasada e teatrit të kriminelëve, e dëgjuam thirrjen tuaj dhe hodhëm një hap të paprecedentë, atë të djegies së mandateve”, shtoi kryedemokrati.
Më tej Basha shtoi se: “Duke çliruar ekonominë, qeverisjen nga krimi ne do të kthejmë mundësi për punësim, do i kthejmë bujqësisë, sektorit që punëson shumicën e shqiptarëve, jo thjesht shpresën, po do ju japim subvencione direkte pa nipt, pa burokraci, vetëm me kartë identiteti njësoj si Maqedonia e Kosova”.