Për herë të parë një shtet i Shengenit dhe BE ka kërkuar vendosjen e regjimit të vizave për një vend aspirant. Gjithçka duket të jetë politikë e pastër. Nga ekstremistë, apo politikanë që kërkojnë të justifikojnë veten e tyre në prag të zgjedhjeve të BE kjo ka pak rëndësi. Akti është kryer dhe ky preçedent i turpshëm po përdortet politikisht dhe në Tiranë.
Fakti që Tirana është arena e këtij debati shterpë dhe të stimuluar politikisht, të çon gjithmonë tek dyshimet se diçka e ka zanafillën pikërisht në kryeqytetin e shqiptarëve.
Hollanda ka qenë një nga vendet më shumë përfituese nga marrëveshjet me Shqipërinë, por çuditërisht me zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të PD-së filluan edhe avazet.
Përtej çdo probelematike që ka Shqipëria apo pasojat që vijnë nga keq qeverisja e Ramës, shqiptarët nuk kanë pse dënohen në grup për një krim që se kanë bërë të gjithë, por në fakt është më shumë zhurmë politike dhe mediatike.
Në Hollandë shqiptarët akuzohen se kanë rritur shifrat e krimit dhe drogës. Në fakt këto histori epike të krimit nuk i beson askush, as vetë hollandezët që kanë kërkuar vizat.
Faktori kryesor janë zgjedhjet e BE-së dhe ndonjë proçkë nga pas e stimuluar nga Lulzim Basha, i cili ka mjaft rastësi me Hollandën.
Kryetari i Republikës së Re është shkolluar në Hollandë dhe ka lidhje të forta politike atje. Basha çdo fundjavw zbarkon në vendin e tij të preferuar.
Bashkëshortja e tij Aurela Basha ka dorëzuar shtetësinë shqiptare dhe është hollandeze. Ajo voton në Hollandë dhe është qytetare e atij vendi. Punon për disa OJF dhe paguhet me dhjetra mijë euro. Do mjaftonte pak lobim i saj, por edhe vetë Bashës me lidhjet e tij, që Shqipëria të nxihej, duke i sjellë pasoja jo vetëm politikës zyrtare, por shqiptarëve në përgjithësi. Gjithçka ndodhi ashtu siç pritej.
As Aurelës dhe as Lulit nuk i interesojnë pasojat ndaj shqiptarëve. Që ditën e parë në politikën e Tiranës kanë pasur vetëm përfitime, duke shkuar deri në 16 milionë euro të marra për një ndërtim brenda në det.
Tani luajnë me fatet e shqiptarëve për politikë, duke përdorur lidhjet e tyre të mundshme, apo keqpërdorur ato për interesa krejtësisht personale.
Që ka një familje Hollandeze Lulzim Basha kjo nuk ka asnjë diskutim, që ka lidhje të forta dhe gazetarë pranë tij, që ka raportuar hap pas hapi gjithçka ka ndodhur, edhe ky është një fakt, që Hollanda po na bën macen e zezë kur në fakt shqiptarët më shumë duken legjendë se problem i vërtetë edhe ky është një tjetër argument që rastësisht çon shumë detaje pranë Lulzim Bashës dhe familjes së tij./CNA.al