Kanë vijuar replikat e forta mes gazetarit Adriatik Doçi dhe presidentit Ilir Meta, debat që nisi pas zbulimit të skandalit me dhënien e nënshtetësive nga kreu i shtetit.
Doçi ka bërë një tjetër reagim ku shkruan se pasi i nxorën emrin e një përsoni që kishtë marrë nënshtetësi VIP nga presidenti edhe pse ishte i akuzuar për pesë vrasje, Ilir Meta i kishte kërcënuar me burg. Doçi e çon më tej reagimin e tij ku shkruan: ‘Kur i publikuam vendimin e dënimit që vuloste të gjitha dënimet e mëparshme, Meta i veshi sot Blushit të tij një fustan!’.
Nga Adriatik Doçi
Ne përpiqemi të jemi sa më seriozë dhe profesionalë në punën tonë.
Kur raportuam se Ilir Meta kishte pajisur me nënshtetësi VIP krimin, korrupsionin dhe tallavanë, ai tha ‘shpifje’ dhe se ishin ‘asete’ kombëtare.
Kur i raportuam se një nga ‘asetet’ e Ilir Metês kishte vrarë pesë vetë, ai u shpreh me ton sfidues ‘më thoni’ emrin.
Kur i thamë emrin, Meta na kërcënoi me burg, e shpalli raportimin shpifje, duke deklaruar se nuk ishte i dënuar.
Kur i publikuam vendimin e dënimit që vuloste të gjitha dënimet e mëparshme, Meta i veshi sot Blushit të tij një fustan!