Ekspertja e turizmit Flora Xhemani ka shprehur të gjithë indinjatën për vajzat që shkojnë në lumin e Shalës dhe vetëm postojnë fotografi, e nuk mrekullohen nga bukuritë që ky vend ofron.
Ajo tregoi një rast që e ka hasur vetë, teksa ka qënë me familjen në atë vend turistik.
Flora tregoi se 6 vajzat që kishte pranë vetëm bënë foto dhe check-in për të treguar se kanë qënë në lumin e Shalës.
“Ne ishim bashkë me bashkëshortin dhe me fëmijët, ishin në Lumin e Shalës vjet. Ishin gjashtë goca aty afër nesh, kishte dhe grupe të tjera pak më lart, erdhën u futën në ujë bënë selfie dhe ikën. 70 % e vajzave që shkojnë atje, ikin për të bërë selfie”, tregoi eksperiencen e saj Flora.