lir Meta në një intervistë për ‘Abc News’, ka komentuar ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues të opozitës së asokohshme.
Presidenti foli edhe për aktualitetin politik, siç është tryeza e reformës zgjedhore duke thënë që nevojitet një tryezë me tematikë më të gjerë.
9 vjet pas 21 janarit kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u përgjak me 4 viktima, Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se qytetarët u keqpërdorën nga politika.
“Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme. Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna për të arritur qëllime politike”, tha Meta.