Në Greqi situata e pandemisë është tepër e rënduar, ku numri i personave të infektuar dhe i atyre që nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin vazhdon të mbetet në nivele të larta.
“Numri i viktimave niveli më lartë i regjistruar ndonjëherë”/ Zëri i Amerikës tregon situatën e rëndë në vendin tonë: Ky është muaji më i errët i pandemisë, përkeqësohet gjendja edhe në spitale
Qeveria ka vendosur që Selanikun ta fusë në izolim të plotë, kjo ka irritur qytetarët që kanë shfaqur revoltë duke vërshuar nëpër rrugët e qytetit.
Një vajzë hoqi bluzën në protestën për bllokimin në Selanik.
Gratë në këtë qytet kanë zgjedhur që të protestojnë duke hedhur rrobat e tyre. Para një jave një grua doli e zhveshur për të protestuar, ndërsa të dielën në mbrëmje në qendër të qytetit, një grua tjetër u gjet duke ecur pa rroba.
Sot, një incident tjetër që ndodhi në të njëjtën ditë në Selanik.
Kështu që një vajzë e re i la kalimtarët dhe ata përreth saj me gojën hapur, pasi në një formë reagimi ajo ngriti bluzën dhe zbuloi gjoksin e saj.