Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se nuk ka asgjë personale me Presidentin Ilir Meta, por sqaroi se nuk është dakord me të kur bëhet fjalë për pluralizmin dhe shmangien e betejave.
“Unë nuk kam asgjë personale, gjërat duhen thënë siç janë. Nëse një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë vendin nga bastet dhe llotot e Ilir Metës, njerëzit e partisë nuk mund të lihen aty. Rasti është kur një deputet ju dilte para fadromave.
Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, edhe në konferencën e Pezës nuk vazhdoi siç u tha në konferencë. T’i shmangesh betejave, kjo kërcet. Nuk mund të predikosh për partizanët dhe t’iu hipësh në qafë me deputetë e kioska dhe t’iu dalësh para fadromave. Nuk mund të falësh për pluralizëm, në momentin që i shmangesh garës”, tha Veliaj në “Real Story”.