Mediat siriane raportuan se një sulm ajror izraelit kishte ndodhur në Damask. Sipas të dhënave një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në kryeqytetin e Sirisë, pasi një dron fluturoi mbi zonë.
Nuk pati raportime për të lënduar, ndërsa vlerësohet se sulmi ishte kryesisht një paralajmërim.
Ushtria izraelite mori përgjegjësinë, duke vënë në dukje se goditi selinë e Shtabit të Përgjithshëm (në zonën ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes) të ushtrisë siriane:
“Forcat e Mbrojtjes Izraelite sulmuan së fundmi portën hyrëse të selisë së Shtabit të Përgjithshëm të regjimit sirian në zonën e Damaskut të Sirisë”.