Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit e cila, që prej muajsh ka pushtuar botën.
“Shqipërisë i duhet një e majtë e re”, Paskal Milo flet për situatën politike: Pse Rilindja nuk është e majtë, por pjesë e oligarkëve
Kancelarja gjermane i është drejtuar kombit me anë të një video mesazh të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se tashmë vendi është në fazën më kritike të pandemisë.
Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë kontaktet fizike, udhëtimet dhe festat e panevojshme.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e virusit e që situata të mos dalë jashtë kontrollit. Çdo ditë ka rëndësi. Ne duhet të shkojmë përpara. Unë ju bëj thirrje: Takohuni me më pak njerëz, qoftë në shtëpi ose jashtë saj. Ju lutemi hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është absolutisht emergjent, çdo festë që nuk është fare e nevojshme. Qëndroni në shtëpi”, tha Merkel.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Gjermani kanë 356,792 persona janë infektuar dhe kanë 9,836 të tjerë humbur jetën.