Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me inceneratorin e Fierit.
Rakipllari tha se Fieri nuk ka asgjë, ndërsa sipas tij, është bërë pagesa e plotë nga qeveria për investimin.
Ahmetaj u shpreh se inceneratori fillon punë brenda dy muajsh.
Pjesa nga biseda
Rakipllari: Fieri nuk ka asgjë. Ku është Fieri?
Ahmetaj: Jeni serioz ju apo jo? U ndjeve keq më parë kur dhashë argumente. Diferenca mes PPP dhe prokurimit publik është se kur bëhet rruga, bëhet situacioni i rrugës, paguhet menjëherë, ndërsa në rastin e PPP, bëhet puna për 1 vit dhe paguhet për 7 vite si në rastin e Elbasanit. E njëjta gjë vlen edhe tek Fieri. Tek Fieri kemi dy elementë
Rakipllari: Pse janë paguar 22 milionë euro për Fierin dhe nuk punon akoma?
Ahmetaj: Jeni mirë ju apo ju. Këtu flitet për TVSH-të. Janë investuar më gjithë impiantin mbi 20 e ca milionë euro dhe në dhjetor bëhet gati për ndezje.
Rakipllari: Raporti i ministrisë thotë se janë paguar 100%
Ahmetaj: Kush more. Po ka planifikim buxhetor. Po i ngatërron. Është 100% i planifikimit buxhetor, jo investimit. Lexojë. Pse nuk e lexon. Ma jep mua..
Rakipllari nis të lexojë: Atëherë plan fakt….
Ahmetaj: Po plani buxhetor pra. Thuaj pak më fal publikut. Nuk kupton si funksionon plani buxhetor. Duhet të kërkosh falje.