Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka reaguar me tone të ashpra për Lulzim Bashën, teksa deklaron se kryesia e PD do të votëbesohet në degët e partisë në Tiranë.
Bushati pretendon se mesazhi që Basha po ju jep demokratëve me këtë lëvizje është “Ju jeni hiça, ju kam në dorë, bëj çfarë dua me ju…”
Ajo bën një thirrje të fortë për demokratët, të cilëve i kërkon të mos e pranojnë këtë.
“Kryesia e PD….e votuar para një viti nga Këshilli Kombëtar, organi më i lartë i Partisë mes Kuvendeve…..do t’u votëbesoka…. dhe në degët e partisë në Tiranë….
Votohesh nga organi më i lartë dhe votëbesohesh në degën e Tiranës….
Përkthimi: “Ju jeni hiça, ju kam në dorë, bëj çfarë dua me ju…” Këtë po iu thotë Lulzim Basha!
Të dashur miq,
Mos e pranoni këtë tallje! Ç’e doni Kryesinë, kur s’keni lirinë për të thënë atë që mendoni???????”, shkruan Endira Bushati në rrjetet sociale.