Ne inagurimin e “Air Albania Stadium” u parapri nga një koreografi e veçantë, ku qindra të rinj zbritën në fushën e stadiumit të veshur me të bardha.
Pas këtij takimi, prindi i një prej balerinëve ka reaguar ashpër në rrjetet sociale teksa tregon se si janë trajtuar fëmijët e tyre.
Ajo thotë që “Nuk u dhanë as ujë”, Ministria e Sporteve së bashku me FSHF-në nuk kishin marrë masa për të trajtuar siç duhet të rinjtë që performuan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruhej: “500 adoleshentë yje, ndër ta edhe djali im morën pjesë në një performancë super për hapjen e ndeshjes Shqipëri – Francë.
Ishte shumë bukur çdo gjë.
Por, a e dini që këta adoleshentë nuk morën asnjë shpërblim për gjithë atë kërcim të bukur që bënë? Për lodhjen 3 mujore që punuan për të arritur aq bukur?
As një bidon me ujë nuk u është ofruar mbrëmë pasi mbaruan kërcimin.
Ju ishte tharë goja për një pikë ujë. Si lanë të shikonin të paktën ndeshjen.
Ja pra, kjo është Ministria e Sportit në Shqipëri që të merr sa mbarojnë punën e tyre dhe më pas të hedhin tutje.
Kurse Flori, Aurela dhe Era për një këngë play-back morën mijëra euro.
Rroftë Shqipëria pa të ardhme sepse të ardhmen e flakin në rrugë.
Ndaj s’bëhet ky vend, pikë!”