Vetëm në Shqipëri ndodh, që politikanë pasanikë, kacafyten për marrje e mbajtje pushteti, që të shpëtojnë popullin nga varfëria dhe padrejtësitëJanë 4 femra, që marrin rrogë në parlament dhe thonë se janë politikane, 3 ish-deputete dhe një deputete aktuale, dikur bashkë në koalicion qeveritar e opozitë, ndërsa prej 5 muajsh kundërshtare, konkretisht, Monika Kryemadhi, Rudina Hajdari, Kejdi Mehmetaj e Grida Duma.
Pas vendimit të mazhorancës, për hetimin dhe shkarkimin e presidentit Ilir Meta, këto janë përfshirë në zënka edhe personale, me akuza deri për korrupsion e përfitime, ku deputetja Hajdari është bërë palë me Ramën, duke sulmuar kreun e shtetit, ndërsa ish-deputetet Kryemadhi, Duma e Mehmetaj janë në mbrojtje të tij.
Edhe ditën e djeshme, në media e “FB”, këto katër femra të politikës, vazhduan zënkat për hallin e presidentit, duke e veshur konfliktin Rama-Meta, me merakun, se ky konflikt i krerëve të shtetit, shton hallet e popullit, duke u përbetuar, se në politikë, ato janë futur e po qëndorjnë vetëm për të zgjidhur dhe mbrojtur nevojat jetike të shqiptarëve.
Përveç kacafutjes për hallin e presidentit, katër politikanet Kryemadhi, Hajdari, Mehmetaj e Duma, i bashkon edhe fakti, se janë pronare pallatesh: Grida Duma me 2 pallate me nga 9 kate në Durrës e Tiranë-si biznes personal; Monika Kryemadhi me pallat në Tiranë, ndërtuar në tokë të falur nga mamaja Fatime Kryemadhi; Kejdi Mehmetaj, me 2 pallate në Fier e 1 në Tiranë, të ndërtuar nga babai Fatmir Mehmetaj; ndërsa Rudina Hajdari me pallat 10 kate në Tiranë, të ndërtuar nga mamaja gjyqtare, Fatmira Hajdari./Pamfleti