Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.
Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Kthella kërkon kthimin e aparatit telefonik celular, i cili i është sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.
Kthella u mor në pyetje për shkak të miqësisë dhe komunikimeve të shpeshta telefonike, thirrje dhe sms, me Redian Rrajën, personin e vetëm të arrestuar deri tani si të dyshuar për atentatin.
Në një reagim të mëparshëm në rrjetin social “Instagram” ajo u shpreh e revoltuar nga gjithë komentet që gazetat kanë shkruar në lidhje me të.
“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Por abuzoni si kafshët”, shkruan modelja.