Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, të ftuar në emisionin ‘NIN’ zbuluan mjaft detaje nga jeta e tyre përmes një interviste që i zhvilluan njëri-tjetrit.
Moderatorja pyeti reperin se cili ka qenë i ftuari që ajo ka pasur më parë në emision dhe atij nuk i ka pëlqyer e që nuk do donte ta ftonte më.
“Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u përgjigj Gjiko.
Pas kësaj deklarate gazetari i njohur për natyrën e tij kontraverse ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një video që po qarkullojnë në rrjet për “arsyen pse Gjiko e tha emrin e tij”.
Për më tepër klikoni linkun: https://www.instagram.com/p/CGRk_4LgCFW/?utm_source=ig_web_copy_link