Ava Max është emri më i ri që po rritet shumë shpejt në industrinë e muzikës botërore. Ava është me origjinë nga Shqipëria dhe falë talentit e punës emri i saj po njeh vetëm ngjitje e po dëgjohet çdo e më shumë.
Ava, emri i vërtetë i të cilës është, Amanda Ava Koci, ka lindur në SHBA, megjithatë asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj shqiptare. Në një nga pyetjet në Insagram, asaj shkruajnë:
“A di të flasësh shqip?”
Dhe Ava ka bërë krenar çdo shqiptar me përgjigjen e saj duke thënë:
“Po, është gjuha ime e parë”.