Është zhvilluar në New York Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillim të Qëndrueshëm ku kanë marrë pjesë dhe tre deputete nga Shqipëria. Në Forum ishte përfaqësuese deputetja Rudina Hajdari dhe dy deputetet socialiste Vasilika Hysi e Senida Mesi, të cilat shihen të të treja të ulura së bashku dhe në humor. Deputetja Hysi ka shpërndarë foto nga takimi i Nivelit të Lartë që po zhvillohet në Neë York, ndërsa përmend dhe arrtjet e Shqipërisë.
SHKRIMI I PLOTË I VASILIKA HYSIT:
Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm po zhvillon punimet në Kombet Bashkuara, New York.
# Shqipëria është një vend model në lidhje me objektivin 16- mes të cilit është reforma në drejtësi;
# Shqipëria ka hartuar bazën ligjore që i jep fund pashtetësisë falë ndryshimeve në ligjin e gjendjes civile që mundëson regjistrimit të fëmijëve dhe heqjen e burokracisë dhe uljen e shpenzimeve nga shtresat në nevojë;
# Shqipëria ka miratuar një ligj shumë të mirë te ndihmës juridike falas që ofron mundëson ndihmë falas për shumë grupeve shoqërore.
# Tashmë që ligjet janë miratuar së bashku:
a) duhet të kapërcejmë gjithë pengesat në zbatimin e tyre;
b)të mundësojmë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare;
c) duhet të bëjmë më shumë për njohjen e mundësive që ligjet ofrojnë për të gjitha grupet shoqërore dhe
d) heqjen e pengesave që punonjës ose individë krijojnë gjatë zbatimit të ligjeve në praktikë.