Amerikanët duket se vijojnë tu fusin të dridhurat pushtetarëve shqiptarë. Edhe pse vendi është në një situatë të jashtëzakonshme, opozita po bën politikë me të, ndërsa ditët e fundit të njëjtën gjë nisi të bënte dhe presidenti. Në mars në zyrën e tij shkoi ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe pas këtij takimi Meta ndryshoi totalisht kurs, duke lavdëruar qeverinë. Mirëpo në fundjavë presidenti duket se i kishte harruar këshillat e amerikanëve dhe rinis sulmet.
Meta lëshoi kritika të shumta për emigrantë e bllokuar në kufi. Po ashtu doli kundër qeveris për mungesën e mbështetjes financiare ndaj medieve. Gjithashtu kërkoi nga qeveri që çdo akt normativ që del të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra në një farë mënyrë Meta kishte filluar të linte pas qetësinë. Ndërkohë PD e ktheu Covid-19 në një fushë beteje, duke tentuar të fitojë politikisht nga situata.
Por kjo situatë duket se i ka shqetësuar amerikanët dhe ambasadorja Yuri Kim duket se ja u mbylli gojën të gjithëve. “Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemorkatin Lulzim Basha për t’i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Tani nuk është koha për të bërë politikë. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë ashtu edhe nga populli”, tha ajo. Por telefonat e saj duket se kanë dhënë efekt, pasi Meta dhe opozita ndryshuan totalisht qëndrim. Presidenti reagoi sot për situatën në Shkodër dhe ishte mjaft i përmbajtur, duke kërkuar më shumë sqarime nga pushteti vendor. Ndërkohë pasdite reagoi dhe PD e Shkodrës, e cila po ashtu u bënte thirrje qytetarëve të distancohen, duke reduktuar akuzat.
Nga ana tjetër kemi kreun demokrat Lulzim Basha, i cili po ashtu ndryshoi qëndrim. Ai ju përgjigj menjëherë ambasadores duke thënë se nuk do bëjë politikë, ndërsa nuk vonuan dhe elozhet ndaj amerikanëve.