Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi dje të shtyjë shqyrtimin e kërkesës së presidentit Ilir Meta, i cili kërkon ndërprerjen e mandatit të Ardian Dvoranit si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu për këtë çështje do të japin një mendim edhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë asistuar reformën ne drejtësi
24 orë pas vendimit të shtyrjes ka reaguar edhe doktor mortja me rapsodit e tij politike, i cili i ka dalë në mbrojtje Metës duke sulmuar KLGJ dhe Ramën.
Postimi:
Fytyra e vertet vasale e KLGJ!
Miq, nje parodi e turpshme prej zyrtareve merecenare dhe skllever anetaret e Dvoran-KLD, me voten e tyre kunder nuk vendosen dot vete per here te dyte per mandatin e Dvoranit, te deklaruar te perfunduar 6 vite me pare nga Gjykata Kudhtetuese ne vendimin e saj.
Anetaret mjerane te KLD, qe me urdher te Edvinit mbrojne Dvoranin, deshmuan se per ata dinjiteti njerezor dhe profesional nuk ekziston. Ata shtyne per te dyten here vendimin e tyre per perfundimin e mandatit te Dvoranit te vendosur 6 vite me pare nga Gjykata Kushtetuese e Vendit.
Me qendrimin e tyre vetposhterues, anetaret e KLD qe zbatuan urdherin e krye kreut, deshmojne se para Dvoranit per ate mercenar nuk ekzistojne ligje, kushtetute as dhe vendime te Gjykates Kushtetuese.
Ata dhunojne me urdher te partise Edvin Mafise te gjitha keto per nje njeri te korruptuar, vendi i te cilit eshte ne qelite e burgut per fshehjen e 100 milione lekeve ne procesin e vetingut, per dhunimin e kushtetutes siç deshmon Komisioni i Venecias etj etj.
Me voten e tyre keta anetare te KLGJ deshmojne se çfare produkti te degraduar pa ligj dhe moral solli ne krye te drejtesise pseudreforma, Dvoran-reforma apo procesi i kapjes se ketij sistemi nga Edvin Kristaq Mafia dhe narkoshteti i tij!