Sali Berisha, ka reaguar përmes FB lidhur me protestat antiqeveritare, që kanë përfshirë Rumaninë. “Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!”, shkruan Berisha, ndërsa fton të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë.
Por Sali Berisha e di shumë mirë, se ato qytetarë rumun, po protestojnë kundër gjykatave të korruptuar dhe politikës së korruptuar, pra për një vetting mbarëkombëtar, për drejtësinë dhe politikanët, vetting që shqiptarët e kanë filluar, megjithëse vetëm për sistemin e drejtësisë, e ndoshta gradualisht, për Saliun dhe Salillarët e të gjitha llojëve.
Klithmat e Saliut, kanë si qëllim që ta dëgjoi ndokush, sepse po i digjet toka nën këmbë, nga krimet dhe vjedhjet pafre që ka bërë, ai dhe familja e tij… politike dhe gjithë politikanët, që akuzohen për vjedhje dhe vrasje, e që kanë shpëtuar falë asaj drejtësie, që po protestojnë rumunët sot: Drejtësisë së kapur dhe komanduar nga klasa politike e inkriminuar!
Ja dhe klithmat e Saliut:
Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!
Te dashur miq, prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.
Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullore, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi. Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madhe te historise tone. Fitore!
Fitorja e Dalit nuk është fitorja e shqiptarëve, por e maskarenjve që enden nëpër FB, si orlat./Ekskluzive.al