Pas deklaratave të presidentit Meta ditën e sotme lidhur me situatën nga koronavirusi, ka ardhur edhe reagimi nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Teksa ka publikuar një foto të këshilltarëve të presidentit, Beqaj shkruan me tone ironie se lëndina e presidencës eshtë mjaftueshëm e bollshme dhe se “muskëtierët venedikas” ngazëllimin vetiak mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar.
“Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta.
Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.
Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta.
Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotit Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri.
Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme”, ironizon Beqja ne rrjetin social.