Lulzim Basha ka qenë sot në Koplik bashkë me ca isha të zonës dhe kryetaren në largim të bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Ai ka takuar disa qytetarë të pranishëm, mes tyre edhe një të arrestuar për djegien e KZAZ tashmë të liruar, duke e vlerësuar si një të burgosur politik të kohëve moderne. Nuk ka munguar edhe një tallje prej idioti e bërë nga ana e tij.
“Këta janë të burgosurit politik të kohëve moderne se veteranët i kemi. Është me fat kush ua shtrëngon dorën sot këtyre se nesër do vijnë të bëjnë gjithë fotografi me ta”, u shpreh Basha. Kur të tall dhe kllouni Lulzim vaj medet ku ka shkuar ky milet. Njerzit që mbajnë radhë për të bërë foto me piromanin e KZAZ-ve dhe shkollave si Lej Feni i Mao Ce dunit që shkonin me miliona kinezs ta takonin sepse kishte arritur të mblidhte tonelate gozhda dhe thumba nga mësimet e Maos, si ky trimi nga mësimet e Lulit./Ekskluzive.al