Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ditën e sotme nuk mori një përgjigje pozitive për ngritjen dhe funksionimin e saj me 8 prokurorët që kanë kaluar procesin e vetting-ut.
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku pritej të merrej vendim nëse SPAK do të ngrihej me 8 prokurorë, u shty me kërkesë të anëtarit Besnik Cani.
Arsyeja që nënvizoi Cani ishte fakti, se nuk është njohur me projekt-aktet të paraqitura në rendin e ditës në kohën e përcaktuar në ligj, 7 ditë para njoftimit te datës së mbledhjes plenare.
Besnik Canit i kanë mbërritur materialet ditën e premte, jashtë orarit zyrtar.