Komisioni i Ligjeve miratoi sot disa ndryshime në dy ligje të reformës në drejtësi, bëhet fjalë statusin e gjyqtarëve të prokurorëve dhe atë për organet qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ndryshimi i 22 neneve u bë jo vetëm nga mazhoranca, por edhe me votat e opozitës së re.
Pa këtyre ndryshimeve të bëra në dy ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ do u jepet mundësia të marrin masa disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.
Ndër të tjera, u thjeshtua emërimi i të diplomuarve nga magjistratura duke ndihmuar dhe në plotësimin e vakancave nëpër gjykata. Por reforma në drejtësi mund të ndryshojë, pasi sipas kryetarit të komisionit të ligjeve, ligjet mund të korrektohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Këshilli i legjislacionit kishte më shumë se një vit e gjysmë që nuk arrinte në vendimarrje dhe pse ekspertët e forcave politike kishin përgatitur drafte si pasojë e bojkotit të gjatë dhe në fund djegies së mandateve nga PD dhe LSI. Miratimi i këtyre ndryshimeve kërkon 84 vota nga parlamenti i Shqipërisë. /Klesiana Omeri /Shqiptarja.com