Fotoja e infermieres e mbështetur mbi tastierë në fund të turnit u bë simboli i luftës kundër koroanvirusit.
Sot, infermierja nga Cremona, Elena Pagliarini është shëruar nga Covid-19 dhe shpërndau eksperiencën e saj me rajonin e Lombardisë, duke përsëritur mesazhin gjatë konferencës së zakonshme për shtyp të transmetuar përmes rrjeteve sociale nga guvernatori Attilio Fontana dhe gjithashtu e propozoi edhe në emisionin “Pomeriggio Cinque”, në “Canale 5”.
“Dua t’ia kushtoj këtë popullaritet që nisi me atë foto të gjithë kolegëve të mi, infermierë dhe luftëtarë të pazëvendësueshëm. Ata më quanin një heroinë, por heronjtë e vërtetë janë pacientët që ia dolën dhe ata që do t’ia dalin. Sot kthehem në jetën e përditshme më e fortë se më parë dhe me moton “gjithçka do të shkojë mirë””.